Prej ditës së djeshme, zjarret vazhdojnë të jenë problem në qarkun e Elbasanit ku në zonën e Peqinit situata po bëhet e rrezikshme.
Flakët kanë përfshirë Kurorën e Peqinit dhe rrezikojnë banesat që ndodhen shumë pranë vatrave, ndërkohë që banorët po ndihen vërtetë të rrezikuar.
Mësohet se për arsye sigurie OSHEE ka ndërprerë energjinë elektrike, ndërkohë që është kërkuar ndërhyrja me mjete nga zjarri pasi terreni është shumë i vështirë.
Siç shihet nga pamjet banorët janë alarmuar duke braktisur banesën dhe po ashtu po ndërhyjnë vetë për të fikur flakët.
Zjarret vazhdojnë të jenë problem në vendin tonë, duke njohur përhapje thuajse në të gjithë vendin. Për pasojë flakët kanë përfshirë këtë kurorë, duke shkaktuar shumë dëme në natyrë.
Gazetarja e Fax News, Entela Duka raporton se flakët e zjarrit janë të mëdha ku deri tani janë dëmtuar të paktën 4000 mijë rrënjë ulliri, ndërsa kanë sjellë shqetësime edhe për banorët, pasi sot zjarri është afruar në banesa. Ashtu sikurse duket në pamje dëmet e shkaktuara janë të mëdha.