Disa të rinj janë konfliktuar mes tyre me mjete rrethanore (shkopinj,&leva) ne afersi te rrethrrotullimit të 1 majit në Elbasan.
Burime zyrtare bëjnë me dije se të rinjtë janë zënë me njeri tjetrin përballë Hotel Skampa-s, për motive të dobëta dhe për pasojë janë shoqëruar në komisariatin e Elbasanit për sqarime të mëtejshme. Nga goditjet asnjëri nuk ka marrë plagë të rënda.
Paraprakisht behet me dije se ne konflikt janë përfshirë 4 persona.