OFL iu ka dërguar formularin për dekríminalizimin e pasurisë katër subjekteve të krímit në Elbasan, të cilët janë Agron Mehja, Kelmend Dalipi, Eduart Harxhi dhe Xhuljano Xhoxhi. Ata kanë detyrimin që brenda 24 orësh të plotësojnë formularin dhe ta dorëzojnë atë pranë OFL-së.
Njoftimi i OFL-së: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo a.kuzuar për krím të organizuar apo kríme të r.ënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrím për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
– A. M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i ármëve dhe i municionit”; – K. D., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e nárkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kríminale dhe grupi i strukturuar kríminal”; – E. H., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e nárkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kríminale dhe grupi i strukturuar kríminal”; – Xh. Xh., banues në Elbasan, i dënuar ne Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve nárkotike”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrím, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krími, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. (E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post