Një makinë është përfshirë nga flakët pak pas mesante në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan. Zjarri ka përfshirë mjetin tip “Benz” me targë AA 484FG, në pronësi të shtetasit A H, 62 vjeç.
Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij, ku si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht, pasi zjarrfiksja dhe policia kanë mbritur në kohë në vendngjarje.
Fax News raporton se mjeti është në pronësi të shtetasit Arben Haxhiymeri, pedagog në Universitetin Aleksander Xhuvani në Elbasan.
Edhe më herët, Haxhiymerit i kanë djegur makinën, madje e kishin paralajmeruar asokohe se nëse do të blinte makinë sërish do t’ia digjnin.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku paraprakisht dyshohet zjarrvenie e qëllimshme.
(M.Q/Faxweb)