Një 45 vjeçar është vendosur në pranga nga policia e Elbasanit pasi përplasi me makinë për vdekje një këmbësore.
Ngjarja u regjistrua një ditë më parë në në lagjen “Shënkoll”. Viktima 69-vjeçare ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Ky shtetas, ditën e djeshme, në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, me automjetin që drejtonte dyshohet ka përplasur shtetasen F. H., 69 vjeçe, këmbësore, dhe më pas është larguar largua nga vendi i aksidentit”, informoi sot policia. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.