Administratori i një firme ndërtimi në Elbasan ka rënë në pranga, pasi një punonjës është plagosur gjatë kohës që ka qenë duke punuar.
Policia ka raportuar se 31-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, ndodhet jashtë rrezikun për jetën.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan shtetasin Xh. G., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi në firmën e ndërtimit që ky shtetas administronte, është dëmtuar duke punuar, shtetasi B. T., 31 vjeç, banues në Elbasan, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.