Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Elbasan. Mësohet se një efektiv policie ka humbur jetën pas një ngjarje aksidental në fshatin Mlizë në Njësinë Administrative Shushicë.
Mësohet se 62-vjeçari Edmond Brahimaj u dëmtua rëndë teksa po i jepte ndihmë një personi për të ndërruar gomën e dëmtuar të një autoboti uji në fshatin Mlizë. Raportohet se gjatë manovrimit të heqjes së krikut depozita i ka rënë mbi trupin e 62-vjeçarit duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Pavarësisht transportit me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe trajtimit mjekësor, 62 vjeçari për shkak të dëmtimeve të rënda ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.