Policia e Elbasanit ka sekuestruar 31 kilogram lëndë narkotike Canabis Sativa në fshatin Labinot-Fushë, Elbasan.
Gjithashtu janë gjetur edhe 6 telefonë celularë dhe një automjet.
Si pasojë janë arrestuar shtetasit Klevis Metani, 25 vjeç , banues në Tiranë, Rexhino Elezi 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe Redian Vata, 31 vjeç, banues në Tiranë.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.