Në aksin rrugor Elbasan-Peqin është shënuar një aksident, ku 53 vjeçari Bashkim Sulejmani në efektin e alkoolit ka dalë nga rruga me mjetin e tij tip “traler” duke dëmtuar nje kasolle dhe duke shtypur disa shpendë dhe një lopë
Njoftimi i policisë
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi
- Bashkim Sulejmani, 53 vjeç, banues në Durrës.
Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, Elbasan, shtetasi i lartëpërmendur duke drejtuar mjetin tip “traleri” me targa SK 838 TB, ka dalë nga rruga, dhe nuk i është bindur punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit.
Si pasojë ka dëmtuar kasollen e bagëtive ku ka shtypur një lopë e disa shpendë, në pronësi të shtetasit T.S., 43 vjeç, banues në fshatin Papër, Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të parashikuar nga nenet 291, 242 , të Kodit Penal.