Më herët gjatë pasdites së sotme, një aksident ndodhi në Elbasan ku shtetasja Shpëtime Tufa 55 vjeçe u aksidentua rëndë nga një automjet tip ‘Passat’.
Megjithatë pak orë më vonë Policia e Elbasanit ka arritur të kapë e të shoqërojë në polici autorin e aksidentit, shtetasin Julian Hida 45 vjec.
Pas testit, ka rezultuar se ky shtetas në momentin e aksidentit, e drejtonte mjetin në gjendej të dehur (Foto më poshtë e rezultatit të testimit, i dehur në masën 0.92 mg/l dhe 1.07 mg/l)
Më tej burime nga Fax News bëjnë me dije se automjeti ‘Pasat’ me të cilin aksidentoi 55 vjeçaren, ishte i kushëririt të Hidës, shtetasit me iniciale E.H.
Policia e ndaloi shtetasi u kap në ecje e sipër në afërsi të zonës ku banon.
(E.L./Faxweb)