Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat në zonën e Karinës, duke përhapur flakët në territorin e Peqinit dhe në Sinaballaj në bashkinë e Rrogozhinës.
Zjarri ka shkaktuar shqetësim të madh te banorët dhe autoritetet lokale, ndërsa përpjekjet për ta vënë nën kontroll vijojnë intensivisht.Sipas raportimeve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe kullotë.
Gjithashtu, në operacion janë angazhuar dy helikopterë të shërbimit zjarrfikës dhe të ushtrisë, të cilët po ndihmojnë nga ajri në përpjekjet për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim nga ana e qytetarëve, ndërkohë që situata mbetet ende kritike dhe nën monitorim të vazhdueshëm.