Deputetja e Lëvizjes Socialiste Për Integrim Monika Kryemadhi dhe deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla janë takuar sot në Elbasan. Siç duket rrugët e tyre janë bashkuar rastësisht pasi ata po merren me peridhën para fushatës në këtë zonë të përbashkët që është qarku i Elbasanit.
Nga fotoja duket se Balla është i shoqëruar nga Anastas Angjeli dhe Kryemadhi nga Haxhinasto.
Deputeti socialist, Taulant Balla ka deklaruar disa ditë më parë se LSI-ja po bën opozitë në vend të asaj të vërtetës që ka bojkotuar institucionet dhe proteston para Kryeministrisë, duke ironizuar kështu akuzat e Monika Kryemadhit mbi reformën në arsim.
“Sulmi ndaj reformës në arsim bëhet për të manipuluar brezin e ri, pasi të vetmen opozitë që kemi e kemi brenda vetes”,- tha Balla. Deputeti i Elbasanit, Taulant Balla zgjodhi një takim me të rinjtë e Elbasanit për t’ju përgjigjur deputetes së LSI-së, Monika Kryemadhi për akuzat e kësaj të fundit mbi reformën në arsim.
Ndërsa pak ditë më parë, Monika Kryemadhi kritikoi ligjin e arsimit të lartë dhe reformën në arsim të cilën e cilësoi një pseudoreformë, si dhe u përplas me deklarata me ministren e Arsimit Lindita Nikolla.
Kryemadhi ka lënë të kuptohet se do të kandidojë në Elbasan nën siglën e LSI duke lënë Lezhën, por ende nuk ka një konfirmim final.
Mesa duket rrugët e Ballës dhe Kryemadhit janë bashkuar në Elbasan teksa nuk dihet ende nëse rrugët e dy partive të maxhorancës po ashtu do të takohen së bashku në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë për një mandat tjetër 4-vjeçar. (M.D/ Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1509″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post