Ka shkuar në 4 numri i personave të prekur me Covid 19 në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. Burime bëjnë me dije se rasti më i fundit është ai i shefit të policimit në komunitet, i cili ëshhtë rreth 40 vjeç.
Si pasojë e katër të infektuarve është karantinuar për 14 ditë edhe Drejtori i Policisë së Qarkut në Elbasan, i cili në testin e parë rezultoi negativ.
Duke qenë se shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ishte nga Berati, pritet që ai të jetë pjesë e rasteve që do të bëhen të ditura në këtë qytet.
Gjatë ditës së djeshme u shënua dhe rekordi i rasteve ditore që prej fillimit të pandemisë, plot 117 të tillë, ndërkohë që dy qytetarë që ishin të shtruar në Infektiv ndërruan jetë.
Situata paraqitet serioze në spital, ndërkohë që prej ditës së sotme pritet që në rast se do të ketë një shtimn të rasteve, një pjesë e tyre të zhvendosen në spitalin Shefqet Ndroqi.
Discussion about this post