20:16 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Eleminatoret e Botërorit, kur pritet t’a bëjë publike listën me lojtarët e grumbulluar tekniku Panucci

13:37 | 15/08/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Eleminatoret e Botërorit, kur pritet t’a bëjë publike listën me lojtarët e grumbulluar tekniku Panucci

Në një kohë që shumë prej kombëtare europiane kanë nisur të formalizojnë edhe listat e futbollistëve të grumbulluar për eliminatoret, përfaqësuesja Kuqezi pritet ta bëjë këtë javën e ardhshme.

Trajneri Christian Panucci ka lëvizur jo pak në këto javë për të vëzhguar ata që mendohen si kontigjent për ndeshjet e Botërorit 2018.

Polemikat për rastin e Taulant Xhakës pritet të marrin dhe përgjigjen zyrtare të trajnerit italian. Mesfushori ishte autor i një goli shumë të bukur në Kupën e Zvicrës me Bazel duke dhënë një sinjal të qartë se është në formë për të qenë në eliminatore, por më shumë se përgatitja, problem për futbollistin është karakteri i tij. Nëse do të përzgjidhet nga Panucci për dy ndeshjet e radhës, atëherë ajo që shpresojnë tifozët, tejkalimi i përplasjeve do të jetë formalizuar. 

Strakosha dhe Berisha do të jenë me të gjitha gjasat në listë, por mbetet për t’u parë se kush do të mbrojë portën, talenti i Lacios që po spikat këto ditë, apo gardiani i Atalantës që ka shkëlqyer në miqësore. 

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të mblidhet më datë 28 gusht nën urdhrat e trajnerit, 4 ditë para sfidës së parë të vlefshme për eleminatoret e botërorit. Më 2 shtator, kuqezinjtë do të presin Lihtenshtejnin në Elbasan Arena dhe tre ditë më vonë përballen me Maqedoninë në Strumicë. 

Këto dy takime do të shërbejnë më shumë për trajnerin e ri që të njihet me skuadrën, por gjithashtu për të mbajtur pozicionin në FIFA. 

Shqipëria ndodhet në grupin G të eleminatoreve për botërorin 2018, e treta me 9 pikë, po aq sa Izraeli, ndërkohë që grupi kryesohet nga Italia dhe Spanja me nga 16 pikë.

Etiketa: panuccisport
Pas

Përplasen dy makina në aksin Librazhd-Elbasan, dy të lënduar

Para

55 qytetarë të kthyer, nis zbatimi i kritereve të reja për të udhëtuar drejt zonave të Shengenit

Para
Bllokohen 80 pasagjerë në Rinas, “Blue Panorama” u shtyn fluturimin me 4 orë

55 qytetarë të kthyer, nis zbatimi i kritereve të reja për të udhëtuar drejt zonave të Shengenit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.