Kur ka garë, patjetër ata që humbasin do të kenë pakënaqësitë e tyre, dhe kjo ka ndodhur edhe dje në gjysmëfinalen e ‘’The Voice”.
Gara mes fëmijëve ka qenë edhe më e ndjeshme, për shkak të moshës së tyre, por edhe frikës për prishjen e ëndrrave të fëmijëve që janë në nisje të karrierës së tyre.
Eleminimi me votat e publikut gjatë mbrëmjes së djeshme të Danjelës, vajzës nga Kukësi ka sjellë një sërë kundërshtish në rrjetet sociale, madje nuk ka munguar as sherri mes komentuesve.
Sipas mbështetësve të saj votat janë vjedhur dhe në finale kanë kaluar dy fëmijët që nuk e meritonin. Madje disa komentues janë shprehur se do të ketë protesta në mënyrë që shifrat e votuesve të bëhen transparente.
Danjela ka prekur zemrat e shumë njerëzve me historinë e saj, e cila jetonte në kushte të vështira ekonomike së bashku me familjen e saj, e nga ana tjetër ëndrrën nuk e kishte lënë për asnjë çast pas dore.
Disa nga komentet:
-Pse nuk e bete transparent votimin per te gjithe konkuruesit. Ju lini hije dyshime te medha..qe ne fillim te caktonit jurine elekronike ta benit publike dhe ne perfundim te cdo votimi ta benit live nga vete antaret e juries, perfundimisht nuk jeni transparent, dhe kam te drejten e zotit te them qe jeni top korrupsioni.
-Danjela eshte fituese edhe pse ajo s arriti ne finale,turp ti vije Mirjamit qe shkathtesine dhe vokalin qe ka tia prishi me kenge qe edhe vet kengetarja qe i ka krijuar mos te dij ti kendoje,turp turp turp
– Sa turp edhe tek femijet beni diferencime te karakterit social economik dhe krahinor,vleresoni sipas talentit sepse Danjelen edhe pse si dhate asnje koment pozitiv ju vipat e televizionit gjithe njerzit e votuan dhe ne instagram ishte gjithashtu me e votuara !Miriam shpresoj ta diskriminojne njehere ty femijen tend ta provosh si do te ndjehesh,te jesh I varfer nuk eshte turp por ju ju jane errur syte edhe tek femijet beni gabime te tilla te pashpirt!
(E.K/FAXWEB.AL)
Lexoni debatin në komentet e mëposhtme: