Çdo skuadër në fund të sezonit bën edhe bilancin ekonomik të saj. Po Barcelona duket se një dëm të madh ekonomik e ka marrë deri në këtë fazë që jemi. Eliminimi nga faza e 1/16 të Champions Leagues, asaj do t’i kushtojë shtrenjtë financiarisht pasi do të humbë shumë miliona.
Klubi katalanas vetëm me eliminimin në këtë fazë pritet të humbë një buxhet prej 10 milionë eurosh, shkruan “Mundo Deportivo”.
Krahasuar me vitin që shkoi Barcelona pritet të pësojë një rënie ekonomike, ndaj për të shmangur këtë disfatë më 8 mars ata do të kërkojnë Remuntadën në “Camp Nou”.
Nëse katalanasit nuk kualifikohen ata fillimisht do të humbin 6.5 milionë euro dhe më pas nuk do të kenë mundësi që në gjysmëfinale të marrin (7.5 milionë euro), si nënkampionë (11 milionë euro) dhe kampionët e Europës përfitojnë plot (15 milionë euro).
Kujtojmë që pavarësisht eliminimin në çerekfinale, Barça sezonin e kaluar arkëtoi plot 56.552 milionë euro vetëm nga Champions League.
Për sezonin që shkoi, Barcelona arkëtoi 695 milionë euro të ardhura ndërsa shpenzime 663 milionë duke mbajtur në këtë mënyrë një bilanc pozitiv. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post