Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Monika Kryemadhi i kujton Eleonorën e Selitës.
Kjo lloj deklarate ka sjellë mjaft reagime të shumta nga rradhët e LSI-së.
Por gazeta “Koha Jonë” ka bërë një paralajmërim të fuqishëm. Sipas shkrimit të publikuar në gazetë, nesë Rama nuk kërkon falje do të hapen letra e familjes Kryeministrore.
“Edi Rama ishte në konferencë shtypi para gazetarëve, ku u pyet rreth shumë ngjarjeve dhe problemeve të vitit. Por dukej se kryeministri gjithë inatin e kishte me Monika Kryemadhin, duke harruar disi “djalin e urtë”, Lulzim Basha.
Në lidhje me Kryemadhin, kryeministri bëri një gjest të ulët duke fyer në mënyrë të tejskajshme. Edi Rama tha se Monika Kryemadhi i ngjan më shumë me “Eleonorën e Selitës”. Një fyerje publike e rëndë, bile shumë e rëndë, por që do hapi rrugën e keqe te “elonorave” në PS dhe në familje.
Në të vërtetë nuk ishte menduar se kryeministri mund të arrinte deri në fyerje të kundërshtarëve politikë, aq më shumë, gruas së Kryetarit të Shtetit. Me këtë mënyrë Edi Rama ka ofruar varrin e vet politik dhe ka hapur udhën që pala tjetër të merret me familjen e tij, gjë për të cilën ka patur një mirëkuptim në politikë, ku me gratë e njeri tjetrit nuk ishte morale të përfliteshin.
Edi Rama bëri një veprim të ulët, pasi ai është kryeministër dhe duhej të kontrollonte veten, aq me tepër live në publik. Mund ta gëlltiste, ndonëse edhe gëlltitja ia turbullon mendjen, por duhej me çdo kusht të mbante frenat në gojë, sepse ajo që lëshoi për një grua, një deputete, një nënë, aq me tepër për atë që edhe i ka gatuar dikur me Metën, është e ndyrë. Edi Rama ka edhe një mundësi, të kërkojë falje shpejt, pasi çdo na dëgjojnë veshët dhe shikojmë me dokumenta, dvd, foto etj, do jetë masakër gjatë vitit të ardhshëm.
Nuk ka vonuar dhe është përgjigjur Monika Kryemadhi. Bile, mësohet se ky postim është vetëm si “aperitiv”, sepse do ketë hapje letrash për familjen kryeministrore.
Udha u hap! E hapi vetë Kryeministr,.”- shkruan “Koha Jonë”.
(F.M/Faxweb)