Eli Fara nuk është vetëm një zonjë e bukur dhe elegante por gjithashtu edhe nje amvisë e zonja.
Këtë gjë e ka treguar shpesh dhe këngëtarja në daljet e saj publike.
Por kësaj radhe ka qënë Aurela Gace, shoqa e ngushë, e cila me nje postim në Instagram ka treguar se si Eli e përgatit vetë gjizën, gjalpin dhe hirrën.
“Po nxjerrim gjizë, gjalpë, hirrë. Thonë që bën mirë. Baxho private. Eli Fara specialiste”,-ka shkruar Aurela krahas videos ku shohim këngëtaren në punë e sipër.
Me këtë postim është rikonfirmuar dhe një herë miqësia e ngushtë mes dy këngëtareve.
Discussion about this post