Në orët e para të mëngjesit u shënua një tërmeti i rëndë në Turqi, i cili preku dhe disa zona të Greqisë, përfshirë këtu edhe ishujt Kos dhe Rhodos duke lënë 2 të vdekur dhe 200 të plagosur.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, ndodhej me pushime në ishullin Kos, ku dhe është ndierë tërmeti i fuqishëm, ajo publikoi një foto ku shkruante: “Shpëtuam nga tërmeti”.
Ndërkohë sipas “Blitz.al” këngëtarja ka thënë se tashmë gjendja është stabilizuar dhe është shëndoshë e mirë. “Tani jemi mirë, por natën e kaluam jashtë sepse ndjemë lëkundje deri në mëngjes, kaloi, shpresojmë të mos përsëritet”, shprehet këngëtarja. (S.SH/Shuplaka)