Skënderbeu – Partizani do të jetë kryesfida e javës së 18-të të Superligës Shqiptare. Super-ndeshja e shumëpritur do të ketë vëmendjen e të gjithëve për shkak të rivalitet që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë të dy ekipet ndaj njëri-tjetrit.
Përveçse në fushën e lojës, gara do të jetë e “nxehtë” edhe në shkallët e stadiumit mes tifozërive përkatëse atyre “Guerrils” dhe “Ujqërve të Dëborës”.
Në një ndeshje të tillë nuk do të mungojnë as bukuroshet që mbështesin skuadrën e tyre të zemrës. Ashtu siç është dhe tifozja korçare Elirjeta Bajlozi, e cila ka përfunduar studimet për fizioterapi dhe ka një simpati të veçantë për ekipin e vendlindjes së saj, Skënderbeun.
Dhe pse mundësitë për ta ndjekur në stadium janë të pakta për të pasi jeton mes Tiranës dhe Greqisë, 22-vjeçarja e gjen gjithmonë kohën që të shohë ndeshjet e korçarëve përmes ekranit të tv me miqtë apo dhe familjen e saj.
E kontaktuar nga “Shuplaka”, Eli rrëfen emocionet në prag të përballjes së nersërme që djemtë e Agostinelit do të luajnë ndaj atyre të Starovës.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë besoj dhe realisht dhe unë si tifoze e pres me emocione, megjithëse kam besim tek çunat e Skënderbeut. Besoj do t’ia dalin ashtu siç trimfuan edhe ndaj Tiranës”.
Ndër të tjera, bukuroshja e bardhëkuqve shpreh dëshirën që një ditë të ushtrojë profesionin e saj si fizioterapiste e klubit të Skënderbeut.
“Pse jo? E dashuroj profesionin tim dhe do të ishte një eksperience interesante të punoje në një klub futbolli, aq më tepër me Skënderbeun”.
Ndeshja do të luhet ditën e nesërme në stadiumin e Korçës në orën 17:00.
Përgatiti: Eva Marku
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”239″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]