Ndeshja e mbrëmshme mes Tottenham dhe Juventusit dhuroi emocione të mëdha për sa i përket mënyrës se si shkoi takimi ku bardhezinjtë atëherë kur dukeshin të pashpresë për të fituar ndeshjen dhe kualifikuar në fazën e 1/8 arritën që në 3 minuta të përshëndesnin dy herë rrjetën e Tottenham duke rikthyer takimin në favorin e tyre.
Pas takimit trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino ka thënë se ishin skuadër më e mirë se Juventus në dy ndeshje dhe meritonin çerekfinalen.
“ne krijuam shumë raste dhe nganjëherë ju duhet fat për të fituar. Por, unë ndjehem krenar”, tha Pochettino pas ndeshjes.
“Mendoj se pas dy ndeshjeve ne ishim më të mirë, por tre minuta ishin për Juventusin”. Juventus ka mposhtur 1:2 Tottenhamin në Ëembley, për të kaluar në çerekfinale ët Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 4:3.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post