Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Klodian Duro, i cili ka qenë dhe lojtar i Partizanit dhe Tiranës ka dhënë mendimin e tij në lidhje me eliminimin e këtyre ekipeve që në turin e parë.
Duro shprehet se pika kyçe është projekti i klubit, duhet të forcohen nga viti në vit për të marrë pjesë në Europë. Ai thotë se skuadrat shqiptare nuk kanë një projekt të qartë.
“Për mua pika kryesore është projekti i klubit, që nga viti në vit të forcohet dhe që të bëjë të mundur pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Europës apo edhe Ligës së Kampionëve.
Ky duhet të ishte viti i Partizanit duke parë edhe përvojën në sezonin e kaluar. Mendoj që këto ishin mundësitë për Tiranën, ndërsa kjo u kthye në një përvojë për futbollistët e rinj”, deklaroi ish-mesfushori i Kombëtares për TV Klan. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post