Ndalohet në Tiranë personi që dyshohet se i dha makinën autorit të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxha para krimit në Vlorë.
Policia ka ndaluar Erlis Mehmetin, me origjinë nga Tropoja. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i ka dhënë një makinë autorit që vrau Renato Hoxhajn në Vlorë.
Ndërkohë, një prej autorëve të dyshuar dyshohet se është larguar ilegalisht në Greqi.