Nuk ka më durim! Prishtina ka ndarë rrugët me trajnerin Mirel Josa pas humbje me St Joseph’s. Ekipi kryeqytetas u eliminua që në turin e parë të Europa Leagues me rezultatin 3-0.
Skuadra e Mirel Josës nuk ia doli të bënte mirë, pasi humbi ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultatin 1-0, ndërsa takimin e dytë e humbi 2-0.
Josa nuk ka arritur të fitojë as kampionatin duke e humbur për dy sezone radhazi në ndeshjet e fundit. Drejtuesit kanë humbur durimin dhe kanë vendosur të ndajnë rrugët me trajnerin shqiptar.