Marko Radas ështëe një nga futbollistët më të talentuar të kampionatit tonë. Kroati që luan me Skënderbeun pasi eliminoi ekipin e qytetit të tij, Dinamon e Zagrebit, në një rrëfim për “Panorama Sport” ka treguar përjetimin e tij pas kualifikimit për në grupe me ekipin e Skënderbeut.
Mbrojtësi flet për inatin e shokëve të fëmijërisë, por edhe gëzimin dhe këshillat e babait të tij.
Mbi të gjitha bën një premtim që tingëllon bukur në gojën e një të huaji. “Do ta mbyll me Skënderbeun dhe do të vazhdoj me Skënderbeun edhe në staf. Unë jam nga Kroacia, por jam edhe pak korçar tani. Ne te ardhmen do jetoj ne Korce”, shprehet Radas. (B.H/Shuplaka)