16:47 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Elio Laze përgënjeshtron qeverinë: Ja si e ‘zhvat’ pushteti i Rilindjes Policinë

17:12 | 18/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Elio Laze përgënjeshtron qeverinë: Ja si e ‘zhvat’ pushteti i Rilindjes Policinë

Elio Laze ka përgënjeshtrua rritjen e pagave për punonjësit e policisë duke argumentuar se që nga 1 janari i 2017 qeveria vendosi një rritje page prej 17 përqind, ndërkohë që sipas tij pas 8 viteve punë hyn në fuqi një shtesë prej 1.000 lekë çdo vit.

Sipas Lazes, ata që përveç pagës marrin dhe vështirësinë janë repartet speciale si RENA, Forcat Operacionale, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësia e Forcës së Ligjit.

Ai shton se “Një efektiv i repartit RENEA sot e ka vështirësinë vetem 60 përqind mbi pagen, pra ka një ulje prej 140 përqind ose e konvertuar në lekë mbi 11.000 lekë (njëqind e dhjetë mije lek). Ndërkohë një efektivi të njësisë Forca e Ligjit me uljen e përqindjes së vështirësisë, paga i është reduktuar me 5.000 lekë (pesëdhjetë mijë lek)”. Këtë manovër Laze a argumenton duke thënë se qeveria, pasi u detyrua të bënte këtë rritje, qeveria vendosi të ulë përqindjen e vështirësisë në punë. Jo të gjithëve njësoj, por me përqindje të ndryshme.

Laze vijon më tej duke thënë se të vetmit që kanë përfituar rritje reale janë efektivët e policisë që nuk kanë shtese page vështirësie në punë, që janë efektivët që ruajnë objektet.

Reagimi i plotë:

Me një vendim që u bë publik me pompozitet, qeveria vendosi që nga 1 janari i 2017 punonjësit e policisë përfitonin një rritje page prej 17 përqind. Pra e thënë me shifra paga për efektivet me gradën ‘inspektor’ ishte 45.600 lek dhe me rritjen u bë 57.100 lek.

Por jo vetem kaq.

Në pagën e efektivit të policisë llogaritet dhe vjetërsia. Pas 8 viteve punë hyn në fuqi një shtesë prej 1.000 lek çdo vit. Gjithashtu në pagën e policisë llogaritet dhe vështirësia për kryerjen e detyrës. Ata që përveç pagës marrin dhe vështirësinë janë repartet speciale si RENA, Forcat Operacionale, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësia e Forcës së Ligjit.

E thjeshtuar, një efektiv i RENEA-s përveç pagës bazë dhe viteve të vjetërsisë merrte dhe vështirësinë në pune në masën 200 përqind mbi pagën.

Njoftimi i qeverise për rritjen e pagës lumturoi në masë efektivet e policisë.

Çfarë ndodhi në të vërtetë?

Qeveria Rama pas njoftimit për rritjen e pagave kishte një tjetër plan djallëzor. Pasi u detyrua të bënte këtë rritje, qeveria vendosi të ulë përqindjen e vështirësisë në punë. Jo të gjithëve njësoj, por me përqindje të ndryshme. Një efektiv i repartit RENEA sot e ka vështirësinë vetem 60 përqind mbi pagen, pra ka një ulje prej 140 përqind ose e konvertuar në lekë mbi 11.000 lek (njëqind e dhjetë mije lek). Ndërkohë një efektivi të njësisë Forca e Ligjit me uljen e përqindjes së vështirësisë, paga i është reduktuar me 5.000 lek (pesëdhjetë mijë lek).

Të vetmit që kanë përfituar rritje reale janë efektivët e policisë që nuk kanë shtese page vështirësie në punë. Pra po flasim për efektivët që ruajnë objektet.

Sot në Shqipëri pas mashtrimit të madh të Edi Ramës për rritjen e pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit, një polic i ruajtjes së objekteve paguhet më shumë se një efektiv i RENEA apo FNSH.

Pagesa ushqimore

Përveç vendimit për rritjen e pagave, qeveria mori vendim për të paguar dietën ushqimore të efektivëve të policisë. Sipas vetë punonjësve të RENEA-s dhe të FNSH-s, edhe ky ishte një mashtrim i radhës. Janë paguar vetëm 2 muajt e parë dhe më pas asnjë kokërr leku nuk ka investuar shteti për ushqimin.

Pas ardhjes në pushtet të Rilindjes në vitin 2013, Policia e Shtetit është me e keqpaguar, më e keqpërdorur politikisht dhe e keq ushqyer. Ndryshimi i vetëm është që njëherë në vit i mashtrojnë me rritjen e pagës duke i ulur vështirësinë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: elio lazepergenjeshtron qeverinerritja e pagave per policine
Pas

Operacioni “Helshan”/ Arrestohet i dënuari me 10 vite burg (Emri)

Para

Flet Mimi Kodheli: Vizat me Holandën nuk do të rikthehen, kemi fakte se ka lobuar opozita

Para
Flet Mimi Kodheli: Vizat me Holandën nuk do të rikthehen, kemi fakte se ka lobuar opozita

Flet Mimi Kodheli: Vizat me Holandën nuk do të rikthehen, kemi fakte se ka lobuar opozita

Discussion about this post

 



Të Fundit

Avioni Yak-18T rrëzohet jashtë Moskës, 4 persona humbin jetën

Ukraina godet me dronë bazën ajrore ruse në Krime, shkatërrohen helikopterë dhe sisteme kundërajrore

Albpetrol reagon për ndotjen në Gorisht-Kocul: Po rehabilitojmë ndotjet e trashëguara, mbrojtja e mjedisit në fokus

Presidenti Begaj në Kalabri: Arbëreshët janë ura shpirtërore mes Shqipërisë dhe Italisë

Konstituimi i Kuvendit, Kurti takon krerët e partive politike

Valë e të nxehtit përfshin Evropën Jugore, alarm për temperatura ekstreme dhe rrezik zjarresh në disa vende

Ky kanton në Zvicër nga shtatori 2025 do të ndalojë përdorimin e telefonave në shkolla

E djathta ekstreme kundër paradës së LGBTQ+, bllokon urën e Budapestit

Deklaratat e Putinit mbi marrëdhëniet SHBA-Rusi, ja si i vlerëson Trump

Palma bie në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” në Durrës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.