GJKKO ka vendosur që të dënojë me 7 vite burg, ish-kampionin e botës në mundje Elis Guri, pasi akuzohet për veprën penale ‘prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike’, në kuadër të dosjes 339.
Në final Guri do të jetë i detyruar që të vuajë një dënim me 4 vjet e 8 muaj bùrgim, duke qenë se përfiton nga gjykimi i shkurtuar, edhe pse vetë ai nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat.
I kontaktuar nga Fax Neës mbrojtësi i Gurit Av. Arbër Hoxha u shpreh se vendimi është i pambështetur në ligj dhe në prova, dhe brenda afatit ligjor do kundërshtohet ne Gjykatën e Posacme të Apelit ku do të kërkojne deklarimin e pafajshëm të të mbrojturit prej tij.
Guri është një nga emrat më të famshëm të dosjes 339, duke qenë se ka përfaqësuar Shqipërinë në nivelet më të larta të sportit të mundjes, dhe tashmë do të jetë i detyuruar që të kalojë disa vite pas hekurave, në rast se Gjykata e Apelit nuk vendos për ndryshimin e vendimit të shkallës së parë.
Përveç Gurit, GJKKO ka dhënë vendimin dhe për 7 të dënuar të tjerë, që përbëjnë nga nga fraksionet e dosjes së bujshme 339.
1.Ramadan Dushaj me 9 vite bùrgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 6 vite bùrgim.
2.Rezart Cacani me 9 vite bùrgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 6 vite bùrgim.
3.Neritan Saraçi me 7 vite bùrgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,8 vite bùrgim.
4.Ardit Haxhagiqi me 8 vite bùrgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 5,4 vite bùrgim.
5.Vilson Noka me 14 vite bùrgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,4 vite bùrgim.
6.Fatbardh Gostini me 7,6 vite bùrgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 5 vite bùrgim.
7.Luan Boça me 7 vite bùrgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,8 vite bùrgim.
(E.K/Faxweb.al)