Kandidatja e PS-së Elisa Spiropali, ka reaguar pas urimit të Luan Ramës për 26-vjetorin e PS-së. Luan Rama shprehej mjaft ashpër për Rilindjen e Partisë Socialiste, mirëpo Spiropali i kthehet duke i thënë se “ai thotë atë çfarë i thonë ata që janë helm.”
“Po postoj këtë postim të Luanit që në emër të forcës së pa(pa)rë na uron ditëlindjen e partisë duke na sharë. Është vërtetë e pa(pa)rë kjo forcë që s’ka limit në paparësinë e saj dhe Luani e mishëron atë me të gjithë maçokërinë e tij, sa herë shfaqet për t’i vënë pikat mbi “i”.
Sa thotë njeriu me këta, po mirë si ka mundësi, bum të habisin me një tjetër çudi dhe pa fjalë të lenë me të tyren pafytyrësi. Nuk e di si i bëhet vërtet me këta të pa(pa)rë, që edhe priftin edhe hoxhën i bëjnë me barrë, kur u preket një fije a gram lënda e parë. Po një gjë e di me siguri, që veç populli mund ta bëjë atë mrekulli, që forca e pa(pa)rë te shkojë ne shtëpi, po jo me jo, aman jo në qeveri.
Luanit s’kam ç’i them, thotë ç’i thonë, ata që janë helm, ku e kanë gjithë populli e di, dhashtë Zoti t’u japë mësimin e tij”, reagon Spiropali.
Deputeti i Partisë Socialiste për Interim me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar Socialistët për 26-vjetorin e partisë, ndërsa shtonte se Rilindja e tepsisë nuk mund të tjetërsojë simbolet e kësj partie.
“Mirënjohje e nderim për socialistët shqiptarë dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë, në ditën e themelimit të kësaj kështjelle të qëndresës e heroizmit, te solidaritetit e humanizmit,që ka meritën historike të ringritjes së shtetit pas rrënimit total që shkaktoi rregjimi i Berishës më 1996 dhe 1997 dhe që e bëri Shqipërinë aleate të NATO-s në luftën për çlirimin e Kosovës, vlera të cilat Rilindja e tepsisë as nuk mund ti tjetërsojë dhe as nuk mund ti mohojë duke ndrruar ngjyrën e flamurit apo simbolet e Partisë Socialiste”, shkruante Luan Rama. ((D.D/Shuplaka)
Discussion about this post