Erisa Spiropali gjatë fjalës së saj me të rinjtë socialistë shprehu bindjen e plotë se Shqipërinë që ideoi Skendërbeu, e çon drejT rrugës europiane vetëm një forcë politike, e cila është Partia Socialiste me Edi Rama. E bindur para elektoratit ajo iu kërkoi votën të rinjve që votonin për herë të parë duke theksuar se zgjedhjet do të zhvillohen në 18 qershor.
“Është Shqipëria që deshi Ismail Qemali, që mendoi Fan Noli, Shqipëria që vuajti Fishta dhe të tjerë Rilindas Shqiptarë. Është Shqipëria që ideoi ky burri këtu Skendërbeu. Shqipëria europiane dhe vetëm europiane dhe kam vetëm një njeri dhe vetëm një forcë politike që mund të bëjë realitet këtë ëndërr, është Edi Rama edhe është Partia Socialiste.”, u shpreh Spiropali në takimin ditën e djeshme me të rinjtë socialistë. (J.V/Shuplaka)