Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi të dielën (28.07.) emrat e ministrave që do të jenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar. Në përmbyllje të fjalimit të tij, të mbajtur në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama zëvendësoi tre prej ministrave aktualë si dhe propozoi Kryetaren e re të Kuvendit të Shqipërisë.
Një ditë pasi kryeministri Edi Rama propozoi emrin e Elisa Spiropalit për kryetare të kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës, deputetët e PS kanë nisur mbledhjen e firmave.
Më shumë se 30 deputetë kanë firmosur për propozimin si kryetare Kuvendi Elisa Spiropalin. Për këtë ka reaguar Klevis Balliu. Ky i fundit përmes një postimi në rjjetin social shprehet se parlamenti ka kohë që ka degraduar, është mbushur me servil, me hajdutë.
Klevis Balliu:
Parlamenti ka kohë që ka degraduar, është mbushur me servil, me hajdutë. Afërmendsh që duhet drejtuar nga dikush që i plotëson këto kritere. Elisa, Edi Ramën e quan Skenderbeu, në PS njihet si madam dogana, të dyja kriteret super të plotësuara. Urime Elisa