Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi se debati me “opozitën e re” në Parlament është më i mirë se ai me opozitën e Lulzim Bashën, tha ajo në emisionin “Open”.
Duke iu përgjigjur Henri Çilit, i cili deklaroi se opozita e vërtetë nuk është në Parlament, por jashtë tij, Spiropali tha se më mirë Murrizi sesa boja e Bashës.
“Më mirë engledisje me Murrizin dhe Rudina Hajdarin sesa me bojatisjen e Bashës”, deklaroi Spiropali.
Mirëpo kjo u kundërshtua nga Çili, i cili tha se e vetmja opozitë reale është ajo që doli në zgjedhjet e 2017-tës.
Pjesë nga debati mes të dyve:
Çili: A i qëndroni rezultateve të 25 qershorit dhe ju, apo i keni braktisur. Pasi populli ka përcaktuar PD dhe LSI si opozitë.
Spiropali: Ne nuk po sjellim në Kuvend listat tona.
Çili: Ata janë deputet të pavarur, por nuk janë opozita shqiptare në kuptimin e opozitës që voton populli shqiptar.
Spiropali: Pra ju po thoni se për arsye që opozita ka kryer harakiri politik, ne duhet të ndihemi fajtor. Ju jeni liberal dhe s’duhet të pajtohemi me këto forma bolshevike.
Çili: Opozita është ajo që ka votuat populli më 25 qershor.
Spiropali: Ne nuk e mohojmë. Ata na kanë rënë, le ta bëjnë opozitën në rrugë ku kanë zgjedhur ta bëjnë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post