17:27 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Elisa Spiropali shpërthyese ndaj Lulzim Bashës: A ke atdhe mor burrë i dheut?!

10:51 | 25/09/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Elisa Spiropali shpërthyese ndaj Lulzim Bashës: A ke atdhe mor burrë i dheut?!

Elisa Spiropali, ish-drejtoresha e Doganave, tashmë deputete e PS-së shpërthen ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha duke e pyetur hapur nëse ka një atdhe, apo vetëm karrige partie.

”Zoti Basha a e ke ti një atdhe apo ke veç një karrige partie për të mbrojtur mor burrë i dheut?!”, pyet Spiropali dhe të gjithën e ka me çështjen e vizave.

”Po si ka mundësi të flitet kështu me të huajt për atdheun tënd?! Po si mund të shpifet në këtë farë feje për vendin tënd, duke ushqyer forca e individë të huaj që i kanë emigrantët si mish për topin e politikës së tyre?! Po si është e mundur të derdhet mbi fytyrën e popullit tënd tërë ky zift pezmi për disfatën e radhës në zgjedhje?!”, vazhdon Spiropali.

REAGIMI I PLOTË:

”Më tërhoqi vëmendjen ky lajm për të cilin kam një koment, po më parë lexojeni pak ju lutem:

“Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një takim një ekip të Fondacionit Eduardo Frei të partisë Kristian Demokrate Holandeze CDA, parti kjo e cila është nismëtarja për rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët, në debatin e nisur pak muaj më parë. Siç njofton zyra e shtypit e Partisë Demokratike, kreu demokrat Basha shprehu shqetësimin e rritjes dhe fuqizimit të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në Shqipëri dhe nga Shqipëria drejt vendeve të BE, përfshirë Holandën. “Në këto katër vite, siç konfirmojnë raportet e EUROPOL dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria është kthyer në një bazë të veprimtarisë së grupeve të organizuara kriminale”, thuhet në njoftimin e PD-së. Kryetari i opozitës, edhe njëherë vuri në dukje se bashkëpunimi i drejtpërdrejtë dhe i hapur i politikës me krimin ka goditur rëndë standardet e sigurisë dhe demokracisë, e në veçanti votën e lirë, siç ndodhi në zgjedhjet e 25 qershorit përmes presionit dhe blerjes së votës me paratë e drogës. “Kapja e shtetit nga krimi i organizuar dhe bashkëqeverisja me krimin kanë kontribuar në precipitimin e një krize të rëndë në vend, çka ka rritur në rekorde historike fluksin e shqiptarëve që braktisin vendin dhe kërkojnë azil në vendet e BE-së e në Holandë, për shkak se kanë humbur besimin në të ardhmen e vendit nën qeverisjen e sotme”, mësohet të jetë shprehur Basha. Por, edhe pse një takim me zyrtarët e CDA, parti që jo vetëm kërkon rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët, por njihet edhe për qëndrimin e saj jo miqësor me vendin tonë, në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga selia blu, nuk përmendet që Lulzim Basha të ketë kërkuar informacion mbi nismën e tyre për rikthimin e vizave për shqiptarët, apo t’i ketë kundërshtuar ata”.

Po si ka mundësi të flitet kështu me të huajt për atdheun tënd?! Po si mund të shpifet në këtë farë feje për vendin tënd, duke ushqyer forca e individë të huaj që i kanë emigrantët si mish për topin e politikës së tyre?! Po si është e mundur të derdhet mbi fytyrën e popullit tënd tërë ky zift pezmi për disfatën e radhës në zgjedhje?!(V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: atdheElisa Spiropalilulzim bashashperthim
Pas

Tmerri i analizave në shtet, e rrëfen nëna e dy fëmijëve: Ruaje kakën në frigorifer më thanë

Para

Protesta masive në Gjermani, mijëra qytetarë kundër nazistëve në parlament (VIDEO)

Para
Protesta masive në Gjermani, mijëra qytetarë kundër nazistëve në parlament (VIDEO)

Protesta masive në Gjermani, mijëra qytetarë kundër nazistëve në parlament (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama paralajmëron ndjekje penale për punonjësit e Kadastrës që kanë legalizuar ndërtime në hapësira publike: Do anulohen lejet

Një ditë pasi zjarrfikësit arritën të vendosnin nën kontroll zjarrin në Drenovë të Mallakastrës, vatra është aktivizuar sërish

Rrëmbehet një aeroplan në Kanada, aeroporti ndërkombëtar i Vankuverit “paralizohet” për një orë

7-vjeçarja humbi jetën pasi u përplas nga skafi, shpallen të pafajshëm 5 efektivët e akuzuar për shpërdorim detyre

KPA pezullon nga detyra prokuroren Elona Alvora, e rikthen në Shkollën e Magjistraturës

“Injoroni çdo deklaratë të mëparshme”, Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni, kërkon mandatin e deputetit

“Jemi të gatshëm të negociojmë”, Ukraina: Takimi Zelensky-Putin do të ndihmonte përpjekjet për paqe

Franca merr masa për borxhin: Taksë për të pasurit dhe heqje e dy festave zyrtare

“BE të shtojë dëbimet”, organizata për emigracionin: Kush nuk merr azil, të ikë!

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen dy mjete, plagosen 2 pasagjere

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.