Prokurorja Elisabeta Imeraj është komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës pas shkarkimit të Dritan Rreshkaj nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi nuk justifikonte pasurinë e tij.
Imeraj është emëruar nga kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku.
Elisabeta Imeraj ka qenë prokurore tek Krimet e Rënda. Ajo ka qenë pjesë e grupit hetimor për dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Elisabeta Imeraj ka hetuar dosje të bujshme si ajo e Shullazit, Orest Sotës por edhe dosjen e 9 imamëve që u dënuan për terrorizëm.
(B.H/Faxweb)