03:11 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Elisabeta Imeraj thirrje të fortë: Të bëjnë punën e duhur, SPAK të rezultojë eficent

09:17 | 20/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Elisabeta Imeraj thirrje të fortë: Të bëjnë punën e duhur, SPAK të rezultojë eficent

Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj tha sot se reforma në sistemin e drejtësisë dhe ngritja e strukturave të posaçme antikorrupsion SPAK janë të nevojshme për t’u përballur me krimin.

‘Për produktin ne duhet të presim. E rëndësishme është që të gjithë mekanizmat e përfshirë në zbatimin e këtij legjislacioni të ndryshuar, pra në zbatim të reformës në drejtësi, të bëjnë punën e duhur, në mënyrë që produkti si SPAK të dalë në mënyrë të duhur. Kjo pritet për t’u parë në varësi të punës që po bën secili nga institucionet përkatëse’ – tha kryeprokurorja e Tiranës.

Imeraj i bëri këto komente në një takim që organizoi Qendra ‘Zëri i Integrimit’ me studentë të juridikut për të diskutuar mbi plotësimin e detyrave antikrim që BE i ka vendosur Shqipërisë.

Imeraj i krahasoi këto struktura të reja speciale kundër korrupsionit sot në 2019 si një domosdoshmëri njëlloj si ishte e nevojshme ngritja e gjykatës dhe prokurorisë së krimeve të rënda në 2004, pra si një kundërpërgjigje ndaj krimit në periudha të ndryshme kohore.

Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, e cila ka qenë më parë prokurore e krimeve të rënda, kërkoi mbështetjen e komunitetit qytetar dhe mediave në punën e hetuesve, të cilët janë pjesë e komunitetit dhe kanë angazhimet e tyre në familje dhe në lagje,e dërgojnë fëmijët në kopshte e shkolla si gjithë të tjerët.

‘Fakti që prokurorët hetojnë edhe raste korrupsioni të kolegëve të tyre tregon se vullneti i tyre për punë të ndershme ekziston. Nga kjo trupë prokurorësh dhe gjyqtarësh ne kemi disa të hetuar, të gjykuar e të deklaruar fajtorë, edhe pse janë kolegët tanë’ – tha zonja Imeraj.

Imeraj thotë se prej shumë vitesh hetoi krimet e rënda dhe tani që drejton prokurorinë e Tiranës e quajti si hap të natyrshëm kandidimin e saj për t’u bërë pjesë e strukturës speciale anti-korrupsion SPAK.

Shqipëria i kërkohet prej disa vitesh nga BE të luftojë më me forcë krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe ta tregojë këtë me rezultate konkrete, ndërsa një reformë e thellë strukturore ka përfshirë sistemin e drejtësisë, pjesë e të cilëve krahas vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, janë edhe strukturat Spak dhe BKH. /VOA

 

Etiketa: Elisabeta Imerajkryeprokurorja e TiranësQendra ‘Zëri i IntegrimitSPAK
Pas

Nuk është Pandeli Majko! Njihuni me emrin surprizë që po përflitet për kryeministre teknike

Para

Grabitja e parave në Rinas, Austrian Airlines merr vendimin nëse do të rinisë transportimin

Para
Grabitja në Rinas/ Flasin pasagjerët, ja kush është ish-zyrtari i lartë që ndodhej në avion

Grabitja e parave në Rinas, Austrian Airlines merr vendimin nëse do të rinisë transportimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.