Droga dha alkooli janë dy nga veset që shumë persona preken në të gjithë botën, qofshin këta edhe persona të njohur. Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku ka treguar si fitoi betejën me alkoolin dhe drogën. Gjatë një fjalimi me një grup studentësh në Neë Hampshire, aktorja ka treguar se prej disa vitesh ishte vartëse e alkoolit dhe lëndëve narkotike, por fatmirësisht tashmë ka arritur ta fitojë këtë betejë. Ylli i filmit “Bring it On” ka thënë se tashmë ka 8 vite që nuk konsumon alkool dhe drogë.
“Kur pija alkool dhe substanca narkotike nuk merrja vendimet e duhura dhe për këtë arsye gjerat përkeqësoheshin”- ka thënë 36-vjeçarja.
Më tej Eliza Dushku ka thënë se familja e saj nuk e lejonte të takonte mbesën për shkak të varësisë nga substancat.
“Mbaj mend që vëllai më thoshte se nuk më donte pranë mbesës time, sepse nuk më besonte. Sot jam një hallë shumë e mirë, por e dini çfarë? Ai kishte të drejtë”. Unë u largova nga veset e këqija për veten dhe familjen time. Drogat janë të forta, por ne jemi më të fuqishëm”- ka thënë aktroja me origjinë shqiptare. (E.K/SHUPLAKA)