Gjuajtja me çizme ndaj Edi Ramës nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka tërhequr shumë vëmendje kohët e fundit. Pas debateve, sherreve në parlament të hënën që kaloi, Kryemadhi në një moment hoqi çizmet e saj dhe gjujti në drejtim të kryeministrit por që ky i fundit nuk u prek fare.
Së fundmi kryetari i FRESH Eljo Hysko ka ironizuar Kryemadhim me një foto. Teksa ka qenë në aksionin kombëtar të pastrimit të zhvilluar në Krujë mes plehrave ai ka gjetur një çizme. “Gjeta një çizme, kujt i duhet”, shkruan ai në rrjetet sociale ku shfaqet i buzëqeshur.
Kujtojmë që pak dotë më parë teksa Kryemadhi u pyet në lidhje me çizmen nëse është mëkat apo jo ajo u përgjigj se këët gjë nuk e vendos do aho.
“E kam të përhershme, gjithmonë rrëfehem në kishë. Do ta vendos gjatë rrëfimit. Nuk e vendos dot unë, e vendos dikush tjetër nëse është mëkat apo jo”, u shpreh Kryemadhi. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post