Elma Doresi ka qenë e ftuara e ditës në emisionin “Me Xhaxhiun” në ekranin e FaxNeës.
Doresi konfirmon se prezenca e dramës shqiptarë është në platformën e saj nëse një ditë do ishte në krye të Teatrit Shqiptar.
E pyetur nga Xhaxhiu për raportin e saj me dramën dhe se nga vjen ajo është përgjigjur
Doresi: Ka nisur me karnavalet e Korçës duke i njohur dhe konkretisht dramaturgët tanë dhe duke i njohur veprat e tyre, kam lexuar shumë nga dramaturgjia shqiptare. Unë them nuk ka Teatër Kombëtar pa vepra kombëtare të mira. Gjithmonë ka pasur breza të rinj që kanë shkruar vepra dhe ato vepra i janë inskenuar, ne e kemi motivuar brezin e ri sepse kanë talent.
Rëndomtë ka ndodhur vitet e fundit që kemi rënë në plagjatur. Shpesh disa produksione, një skenografi apo disa costume kanë qënë të vjedhura. Nuk e di pse ende dhe sot vërtet egzsiton ligji i të drejtës së autorit por sa funksionon kjo me shfaqjet e me produksionet. Unë kam dëgjuar që jashtë kufijve, qoftë dhe në Kosovë, nëse kapesh që ke bërë plagjaturë dëmshpërblen gjithë fondin. Përveç kësaj duhet të kesh dhe një limit që për kaq vite nuk duhet të afrohesh më në teatër. Nuk ke pse e bën ktë profesion kur nuk je e aftë të krijosh, sepse ne rrimë pa gjumë për shfaqjet.
Në teatrin kombëtar çdo vit krijohet një konkurs, bëhet një thirrje ku regjizorët paraqesin platformat dhe veprat e tyre dhe nga këto krijohet kalendari artistik i Teatrit Kombëtar. Mua nuk më ka ardhur kjo thirrje, duke i lënë dy vitet e pandemisë, por më pas nuk e din ë është krijuar një bord , a janë krijuar thirrjet për regjizor apo si janë përzgjedhur veprat. Kjo do jetë pika e parë që do bëjë transparencën, nga kjo do nisi.