20:44 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Elmazi-Ramës: Sot, ti vrave Vlorën time! Me ty në krye, dita lind e përgjakur me erë kufomash dhe re lotësh!

09:21 | 21/04/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nisma e deputetes demokrate: Vetting edhe për deputetët, qeveritarët, pronarët e mediave, përfaqësuesit e OJQ-ve…!

Brenda pak ditësh qyteti i Vlorës është tronditur nga disa atentate dhe vrasje mafioze. Mesnatën e djeshme nga një sulm në një lokal në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ mbeti i vrarë një 33 vjeçar dhe u plagosën tre persona të tjerë, mes tyre një femër.

E tronditur nga kjo ngjarje shprehet dhe deputetja demokrate e Vlorës Liljana Elmazi e cila në një shkrim të gjatë të sajin ndalet te përgjegjësia e kryeministrit Rama për gjendjen  e krimit.

‘’Jetë të reja humben sot në Vlorë! I vrave ti, arrogant i pareflektueshëm, syveshur e syplasur që po mbjell vetëm fatkeqësi! U prehshin në paqe aty lart, se këtu poshtë, Rama i Zi nuk i lë të jetojnë! Ty, të pashpirtit ç’njerëzorit, nuk të prekin lotët e nënave që vajtojnë për jetët e këputura në mes!’’, shkruan ndër të tjera Elmazi.

SHKRIMI I PLOTË I DEPUTETES:

Sot, ti vrave Vlorën time! Sot, ishte radha e qytetit tim për ‘tu gdhirë e përgjakur,,,,çdo javë vrasje e tritol! Me ty në krye, dita lind e përgjakur me erë kufomash dhe re lotësh! Sot, kështu lindi ajo për vlonjatët e mi, se ti i vrave edhe sot, si çdo ditë në këto 4 vite!

Jetë të reja humben sot në Vlorë! I vrave ti, arrogant i pareflektueshëm, syveshur e syplasur që po mbjell vetëm fatkeqësi! U prehshin në paqe aty lart, se këtu poshtë, Rama i Zi nuk i lë të jetojnë! Ty, të pashpirtit ç’njerëzorit, nuk të prekin lotët e nënave që vajtojnë për jetët e këputura në mes!

Je dehur prej pushtetit të pamerituar, dhuratë e krimit që ende të mban në këmbë, duke i bërë karshillëk çdo sundimtari gjakatar! Kufomat, era dhe tymi i shkatërrimit qeë po lë pas, ia kalojnë çdo lloj bombe të persosur. Thjesht, Ti je e keqja pakufi ! Ti , Rama i Zi , je i lindur për të mbjellë të keqen që edhe djalli në Tokë do ta kishte zili..Nuk ndalesh në mizorinë tënde!

Ti ke marrë peng e po ekzekuton çdo ëndërr të shqiptarëve, ndaj duhet larguar sa nuk e ka kthyer Shqipërinë në një varrezë ,ku të varros nje komb të tere mijera vjecar, më i vjetri ne Ballkan. (E.K/SHUPLAKA)

Deputetja Liljana Elmazi
Etiketa: deputetja e vloreselmazililjana elmazi
Pas

Banonin në Tiranë e vidhnin në Durrës, arrestohen 4 të rinjtë për 18 vjedhje në 6 muaj (DETAJE)

Para

Në pritje të binjakëve, Beyonce shfaqet e transformuar, shpërthejnë reagimet në rrjet (FOTOT)

Para
Në pritje të binjakëve, Beyonce shfaqet e transformuar, shpërthejnë reagimet në rrjet (FOTOT)

Në pritje të binjakëve, Beyonce shfaqet e transformuar, shpërthejnë reagimet në rrjet (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.