Elon Musk është duke bërë ndryshime të vazhdueshme në atë që njihej si Twitter që tani emërtohet vetëm me shkronjën “X”.
Së shpejti në “X”, një aplikacion që përdoret gjerësisht dhe nga politikanët për të pasur një hapësirë për “zërin” e tyre, do të jetë dhe opsioni i video-telefonatave.
“X” përdoret rregullisht dhe nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili shpesh bën replikat për çështjet më në zë që ndodhin si në Shqipëri ashtu dhe në botë.
Ndryshe kjo, nga ish-Kryeministri Sali Berisha, që ka një afeksion më të madh me Facebook-un.
Që nga koha kur Musk mori frerët e Twitter-it ndryshimet qenë masive që nga pushimet e dhjetëra punonjësve.
Në një postim, Musk bën me dije se këto funksione do të jenë të disponueshme në sistemet iOS, Android, Mac dhe PC. Në të njëjtën kohë, ai bëri të ditur se nuk do të kishte nevojë për një numër telefoni.
Video & audio calls coming to X:
– Works on iOS, Android, Mac & PC
– No phone number needed
– X is the effective global address bookThat set of factors is unique.
— Elon Musk (@elonmusk) August 31, 2023
Ende nuk ka një datë të saktë, kur opsioni i telefonatave do të aplikohet, por deri atëherë, le të ndjekim “cicërimat” që shkruajnë personalitete nga sfera të ndryshme të shoqërisë.
Twitter u krijua në mars 2006 nga Jack Dorsey, Noah Glass, Biz Stone dhe Evan Williams. U lançua në korrik të atij viti. Ish kompania e saj mëmë, Twitter, Inc., ishte me bazë në San Francisko, Kaliforni dhe kishte më shumë se 25 zyra në mbarë botën.
(Xh.H/FaxWeb.al)
Discussion about this post