Elona Agolli, vajza e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, i cili ndërroi jetë 10 ditë më parë, zbulon një nga dorëshkrimet më të fundit që i ati la pas.
Elona tregon se vetëm pak javë më parë, Agolli ka përkujtuar përmes vargjeve, mikun e tij të ndjerë, shkrimtarin Niko Nikolla.
“Niko Nikolla ishte njeri i mirë. Fjala ‘i mirë’ ka vlera më të mëdha në fushën e sinqeritetit, sesa fjalët ‘i shkëlqyer’, ‘i mrekullueshëm’ dhe ‘i mahnitshëm’.”, shkruan Agolli. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post