Statusi i sotëm i Pjerin Ndreut në Facebook i cili u shpreh se arritja më e madhe e 100 diteve te qeverisjes eshte ruajtja e tepsisë nxiti reagime të shumta.
Vetë deputeti ndërroi “qëndrim” dhe dhe shpjegoi se “tepsia dhe falangat e LSI-së pa shkollë dhe pa asnjë kualifikim vegjetojnë akoma në qeverisje”,. Menjëherë ka ardhur dhe reagimi i aktivistes Elona Guri.
Ajo është shprehur duke pyetur me ironi deputetin e PS-së për bashkëshorten e tij se Arlinda Ndreu është pjesë e tepsisë apo e pashkolluar dhe e falangës së LSI-së.
“O Pjerin o shoku im, më vjen shumë këq që të keqpqërdor Edi Rama me Falanga e veta! Arlinda Ndreu është pjesë e tepsisë apo e pashkolluar dhe e falangës së LSI-së dhe ti e di shumë mirë që këtë process e kam ndjekur unë, ti ke shumë të drejtë!! Distancohu nga Edi Rama se nga ish profesioni ke shqisa.” shprehet Elona Guri nëpërmjet një statusi në Facebook. (M.Q/Faxweb)