Deklarata e sotme të Edi Ramës, që Monika Kryemadhi i ngjan me Eleonorën, kanë sjellë reagime të shumta nga ana e LSI-së. Nuk ka munguar as reagimi i Elona Gurit, anëtarja e kryesisë së LSI-së.
Ajo ka shkruar se Leonorat Rama i ka si në shtëpi dhe qeveri. “Edhe një Eleonor që e kishin ca të tjerë, tani e ka ai! “Bora” i ka zbardhur tej për tej, zyra, shtëpi, fusha e male… Viti i ri do ta gjejë, Ed Ram Beun plot me halle!”, shkruan ajo.
Për krahasimin që i bëri Rama Monika Kryemadhit me shenjtoren Eleonora të Selitës, ka reaguar kryetarja e LSI-së. Kryemadhi shprehet se batutat e kryeministrit, vetëm se dëshmojnë edhe njëherë, pafuqinë e tij për t’u përballur me katastrofën drejt së cilës po e çon Shqipërinë.
REAGIMI:
Me Botox e Detox. Me Leonorat në shtëpi e në Qeveri… Edhe një Eleonor që e kishin ca të tjerë, tani e ka ai! “Bora” i ka zbardhur tej për tej, zyra, shtëpi, fusha e male… Viti i ri do ta gjejë, Ed Ram Beun plot me halle! (J.V/Faxweb)