Punimet që kryhen në kulmin e sezonit turistik në disa akse rrugore, kanë shqetësuar jo pak turistët në të gjithë vendin, mes të cilëve dhe këngëtarin Elton Deda.
Ai ka shpërthyer kundër qeverisë lidhur me punimet që po kryhen në Unazën e Fierit, duke thënë se fëmijë të pafajshëm po dergjen në piskun e vapës.
Ai ironizon në fund dhe me personat që çfarë nuk hedhin nga xhamat e makinave, duke iu ”uruar” atyre ”pushime të mbara”.
Postim i plotë
Unaza e Fierit! Kjo njolle turpi e çdo qeverie! Turiste e femije te pafajshem duke u dergjur makinave ne pisk te vapes. Shofere amatore qe e bejne lemsh trafikun. Vetem per nje bypass torturohen njerezit e shkrete.
Perveç kesaj, ka gjithmone nje vend te sqetlla e njerit qe hipen ne ashensorin tim per ata, qe nga makinat me targa te turli vendesh, hedhin letra, kanaçe, shishe uji, pampersa dhe ishalla hidhen dhe vete ndonje dite. Pushime te mbara kampiona.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post