Elton Rramilli, këshilltar edukimi i ftuar në studion e Fax News ka komentuar mundësitë që ofron studimi në Zvicër, për të gjithë studentët shqiptarë. Teksa rendit përfitimet, Rramilli thekson se vetë ai ka mbaruar studimet në Zvicër dhe ka arritur të punësohet të paktën në tre shtete.
Këshilltari për edukimin shprehet se degët më të preferuara në Zvicër janë ato që lidhen me fushën e biznesit dhe turizmit dhe kryesisht në menaxhimin e sektoreve që lidhen me kompanitë e mëdha. Rramilli zbulon edhe dy kriteret që ka Zvicra për studentët nga vendi ynë, si arritja akademike dhe gjuha në nivele të mira.
Për Elton Rramillin universiteti privat B.H.M.S në Zvicër me vetëm një master njëvjeçar ku përfshin akomodimin ngrënien në fund të mbarimit të ciklit të studimit të ofron mundësinë e punësimit në këtë shtet.
“Për sa i përket renditjeve botërore, Zvicra për jetën studentore është në vend të parë ose në të dytë. Si edukimi privat ashtu edhe ai shtetëror gëzon pozicionet më prestigjoze të edukimit në Zvicër. Në një kohë që ne nuk ishim krijuar ende si shtet aty ekzistonte një grup studentësh që studionin turizmin. Unë kam mbaruar studimet bachelor në Zvicër. Ajo që morra në kurriz janë të gjitha pajisjet dhe asetet që më ka dhënë Zvicra. Arrita të punësohem në tre shtete. Jam takuar me 400 familje për të diskutuar mundësinë e studimit.
Degët më të preferuara janë ato të profilimizit në fushën e biznesit dhe turizmit dhe menaxhimin e sektoreve që kanë lidhje me kompanitë e mëdha.
Duke qenë se Zvicra nuk është në BE dhe gëzon të gjitha të drejtat, kërkon nga studentët shqiptarë kritere si arritja akademike dhe gjuhën vendase në nivelin vendas B1, B2. Për aplikim universitetet private në Zvicër kanë qenë një mbështetje për studentët shqiptarë.
B.H.M.S ndryshe nga universitet e tjera me një master të mirëfilltë njëvjeçar me të gjithë mundësitë e punësimit, akomodimin fjetjen,me siguracionet shkon diku te 50-60 mijë euro. Ama të jep prestigjin të punosh në Zvicër me një kontratë të saktë dhe me një punë 8 orarëshe. Në momentin që je punësuar në Zvicër përfshihet në të gjithë sistemin Zvicerian. Kjo lloj hapesirë është ajo që i kam ofruar studenteve shqiptarëve.
Ne synojmë të finalizojmë kontaratat me këtë universitet që të studentet të mos hasin vetëm me sektorin e ambasadave, por me një konsulent. Në momentin që aplikon të dhënat kalojnë te zyrat tona me të gjithë konfidencialin e madh.
Në momentin që diplomohesh të gjitha kompnaitë dalin garant. Unë vlerësoj që është nevoja për rritje e standartit ekonomik.
Sistemi akademik në Zvicër është shumë më profesional. sesa ai në Shqipëri. Nxënësit shkëputen nga shkolla dhe dalin në tregun e punës dhe janë më të përgatitur. Në Shqipëri vlerësohet pjesa akademike, por duhet vlerësuar edhe përfshirja në aktivitete. Hapësira e pikëve duhet të jetë edhe me kontributin që ka dhënë”, thekson ai.
(J.D/Faxweb.al)