Këngëtarja Elvana Gjata është rikthyer më në fund pas dy muajsh shkëputje nga Instgrami.
Këngëtarja e njohur ka publikuar disa foto ku shfaqet me një look të ri flokësh, por pas disa postimeve kuptuam se ato i përkasin së kaluarës.
Nostalgjike për look-un e saj të para 3 viteve, Elvana sjell një mori postimesh në njërën prej të cilave ajo shfaqet me mikun e saj Valdrin Sahiti.
Nuk e dimë se çfarë po kurdis Elvana, ndoshta ndonjë projekt të ri?
Miku i saj stilist është kuratori i imazhit të këngëtares prej vitesh dhe vijon të jetë krah saj në çdo projekt.