Këngëtarja Elvana Gjata ditët e fundit ka qënë kryefjala e mediave rozë për shkak të çmimit që ajo mori në Festivalin e 58 në RTSH.
Postimet e këngëtares kanë qënë të rralla këto ditë por së fundmi ajo ka uruar me rastin e ditëlindjes në faqen e saj në Instagram koreografin e njohur Albi Nako.
‘Gëzuar ditëlindjen mjeshtër! Jam mirënjohëse për punën e palodhur e plot jetë e kreativitet!Faleminderit! Mezor po pres bashkëpunimin e rradhës’ shkruan ajo në postimin e Instagramit, teksa nxjerr edhe videon nga persormanca e këngës “Me Tana”.
Por ajo çfarë të bën përshtypje në këtë postim të Elvanës është se këngëtarja ka bllokuar komentet për ndjekësit e saj.
Mesa duket këngëtarja nuk do që të ketë më komente në profilin e saj për festivalin e këngës.