Regjisori i famshëm shqiptar i është rikthyer kinemasë me filmin më të fundit “Elvis walks home”. I ftuar në Fax News, Koçi foli për subjektin e filmit, rreziqet që kishin përballuar fëmijët, të cilat I cilësoi si një aventurë. Sipas regjisorit synimi ishte të sillnin një film për audiencë ndërkombëtare, për këtë arsye filmi është bërë në gjuhën angleze.
“Unë nuk kam bërë një film për fëmijë por me fëmijë. Ky është një film arti, jo për një audiencë të caktuar. Flet për mbijetesën e njeriut në momente të caktuara që i duhet të kthehet në luftëtarë. Filmi bën fjalë për 13 fëmijë jetimë nga lufta të mbetur në rrugë, ndërkohë që me ta takohet një imitues i Elvis Presley-t, që zbret në Ballkan për të argëtuar trupat britanike. Filmi Ka efekte speciale, por shpërthimet e luftës janë reale. Është pritur shumë mirë në Montreal dhe nesër del në kinema “Millenium” dhe “Cinneplex”. Skenat janë xhiruar të gjitha në Shqipëri, në Shëngjergj. “,- është shprehur Fatmir Koçi për Fax News.
(F.M/Faxweb)
Discussion about this post