10:54 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ema Andrea ‘preket’ nga fjalët e Jul Dedës për artistët. Në lojë hyn dhe Kozeta Kurti (DEBATI)

14:52 | 18/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ema Andrea ‘preket’ nga fjalët e Jul Dedës për artistët. Në lojë hyn dhe Kozeta Kurti (DEBATI)

Vijon debati në lidhje me përçarjen e artistëve dhe atë që po ndodh në lidhje me Teatrin Kombëtar.

Ka mjaftuar një status i Julian Dedës për t’u zhvilluar një debat mes tij, Ema Andreas që njëherësh është dhe kandidate për dejtoreshë të TK dhe Kozeta Kurtit.

Në shkrimin e tij Juli shprehet se është parë qartë se në rradhët e artistëve ka pasur një krisje, ndikuar kjo nga pushteti. Menjëherë pas statusit të tij reagon dhe Ema e cila shprehet se është e kollaj që të flasësh.

Kozeta Kurti është pozicionuar kreah Julit ndërsa debate vijon si më poshtë. Ndoshta Andreas nuk i ka ardhur mirë pasi Juli duke iu referuar emrave që kandidojnë për drejtues të TK-së, tha se për asnjërin prej tyre nuk ka ndonjë mendim, qoftë pozitiv, qoftë negativ.

Reagimi i plotë i Dedës:

Artistet vs. pushtet? Ë.T.F.

Artistet nuk u perçane, por dikush i perçau. Politika ia arriti qellimit. Pika me e dobet e artisteve eshte pikerisht se nuk jane mesuar me skemat e ndyra, qe perdorin njerezit me pushtet per t’ia arritur qellimit. Artistet jane te sinqerte dhe ky fakt shfrytezohet nga shtaza me goje te madhe, qe ne e njohim me emrin pushtet.

Çfare ndodhi? Levizja e artisteve filloi, bukur shume. Pavarsisht se aty kishte njerez qe e kishin zhvatur teatrin nder vite, ishin pasuruar ne kurriz te teatrit edhe ne kohe te PS, edhe ne kohe te PD, edhe ne kohen e rilindjes se leshit. Pavaresisht kesaj, me erdhi mire qe aty ishin te gjithe, te bashkuar (te pakten ne pamje te pare) per nje qellim, shkeputjen perfundimtare te Teatrit Kombetar dhe te artit ne pergjithesi nga kthetrat e politikes dhe te te ndyrve njerez me pushtet.

Ky eshte momenti, apo siç i thone aktoret dhe regjisoret, kjo eshte nyja lidhese e fabules. Ne kete moment, eshte pikerisht politika, qe ndez motorret dhe vihet me urgjence ne levizje per ta shkaterruar kete ze. Dhe fillojne sms-te, telefonatat intimiduese (per ata qe nuk e din, shumica e artisteve shqiptar intimidohen lehte, sepse jane te varfer. Kastile i kane lene keshtu) dhe me pas thirrjet personale, tek e tek ne Ministri apo ne zyrat e Bashkise se Tiranes. Ata qe nuk u thirren, me te drejte dyshojne te keta, qe shkojne dhe keshtu nis e ashtuquajtura “perçarje”. Njerezit me pushtet, te ndyret ja kane arritur qellimit.

Por gara eshte e hapur, madje ka filluar. Emrat qe jane ne gare tashme dihen dhe une personalisht nuk kam asnje mendim, as per mire as per keq, perveç ish drejtorit, per te cilin kam nje mendim jashtezakonisht te keq dhe mendoj se rikandidimi i tij e qelb garen dhe mbyll perfundimisht shpresat per nje teater me te mire. Por ky individ nuk mund te hyje ne gare pa nje garanci politike nga shefat e tij. Nderkohe nga ana tjeter kandidaturat, jane perlyer me takime individuale. Pra jemi ne nje qerthull te ndyre, qe po luhet ne kurriz te Teatrit Kombetar me regjisor rilindjen.

A kane faj artistet per kete situate? Kete nuk di ta them. Di vetem qe Alfred Trebicka kishte nje te drejte kur tha: nese ne vazhdojme me keto cic mice, me kete gjendje te paqendrueshme, me shkopinje neper rrota, me intimidime, me vajtje, me ardhje, me lepirje etj etj, ata do ta ndertojne kullen ne oborrin e teatrit, madje do bejne nje kulle edhe te Turbina, madje madje do shembin Universitetin e Arteve per te bere edhe aty nje kulle.

Ky eshte pushteti i kullave, i bandave dhe i korrupsionit dhe s’ka ç’ti beje as artisti, e askush. Por kjo s’do te thote ta leshojme pa duar dhe t’i nenshtrohemi pa kushte pushtetit. Dakort te dashur artiste? Dakort jam edhe une…!

Ema Andrea: Jul deda..kollaj te flasesh…ti dhe kometuesit! Nuk eshte e lehte te jesh ne rresht te pare dhe pa mbrojtje mikrofoni pozite opozite politike….etj! Lupa e gjykimit behet sa puritane aq edhe perverse! ….ne sjemi perfekte..por i bejme aksionet me zemer…! Ska histori perfekte dhe as njerez te tille! Por nga larg e lehte te gjykosh! Politika gjsesi reagoi prej nesh…apo nuk quhet ….se te miren shqiptari nuk e sheh!

Kozeta Kurti: Me shume turp se ai qe te “blen” ben ai qe “shitet”. Ai qe shitet ka vec nje detyre: TA QEPË!  Mos na i beni artistet qenie superiore, se pavaresisht dashurise qe kemi per ta, nuk jane!

Ema Andrea: Keto blerje e shitje aman se na habitet…..

Kozeta Kurti: Po t’i marresh ne konsiderate thonjezat, do t’i kuptosh blerjet e shitjet! Se na habitet fare! Sikur nuk jetoni ketu!

Ema Andrea: E mire Kozete… nuk eshte e lehte situata… eshte delikate ende … ndaj thonjzat edhe nuk vihen re…!

Julian Deda: Nje gje eshte e vertete…qe artistet rane ne kurthin e pushtetit.

Kozeta Kurti: Per kete e kisha dhe une…Jul! Kur ka ceshtje, njerezit dhe emrat e pervecem jane thermija reklamore perballe saj…nuk ka: ky perfaqeson veten, une grupin. Cdo njeri ne bote perfaqeson veten. E kane ne dore “vetet” e te gjitheve te behen ne nje mendje!

Julian Deda: Edhe nje gje nuk e kuptova….pse qenka e lehte te flas une?

Kozeta Kurti: Po ti punon ne tv! Ke bo leke dhe nuk jeton me i dhom’ e i kuzhin’!

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: ema andreajul dedaKozeta Kurti
Pas

Fotoja me Rita Orën, Anita Haradinaj sërish ‘shënjestër’ e mediave. Ja pse

Para

Sherr në familjen Preka në Kamëz, 23-vjeçari ther vëllain me thikë

Para
Sherr në familjen Preka në Kamëz, 23-vjeçari ther vëllain me thikë

Sherr në familjen Preka në Kamëz, 23-vjeçari ther vëllain me thikë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arrestime, procedime penale dhe një ngjarje tragjike gjatë natës në Fier

‘Giro d’Italia’ vijon sot me Etapën e Dytë në Tiranë, itinerari për 13.7 km e kronometrit në kryeqytet

Vrasja 34-vjeçarit, autori krimi mbërrin në gjykatë! Hakmarrja për dhunimin e prindërve nga motra e viktimës, si Ylber Jaku u kthye nga Anglia dhe i mori jetën të riut

Vodhi 5 dyqane, arrestohet hajduti serial në Tiranë (EMRI)

Itali/ Pjesë e trafikut të drogës, 18-vjeçari shqiptar kapet me mbi 1 kg kokainë të pastër! E kishte kthyer apartamentin në laborator narkotikësh

Goditi me thikë bashkëshorten blogere dhe më pas veten, kush është dizajneri i famshëm shqiptar që dha fund jetës në moshën 34-vjeçare

Vrau më 2019 në Lushnjë tregtarin Besnik Hida bashkë me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin, arrestohet në Greqi 51-vjeçari! Policia: Do ekstradohet (EMRI)

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit! Ja çfarë ndodh nëse partitë shkelin Kodin Zgjedhor

Sot dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, bllokohet sërish Tirana, ja rrugët ku nuk lejohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.