Kreyministri Edi Rama ka deklaruar se mjetet e nisura mbrëmjen e kaluar nga Turqia janë blerë nga paratë e buxhetit të mënjanuar për koronavirusin, ndërsa pohoi se një sërë vendesh e kishin ndërprerë marrëveshjen për materiale të tilla.
Ai ka pyetur ministrën Manastirliu për situatën të cilën e quajti edhe ‘ëmbëlsirë’.
Pjesë nga komunikimi:
Rama: Është ëmbëlsira në fund por tani kemi ilaçin në fund. Ogerta e di që je e mbingarkuar dhe ke një listë të plotë borxhesh gjumi që ti kemi ne ty, ilaçet që morëm nga Turqia u morën në zotërim?
Manastirliu: Po kryeministër kemi nisur shpërndarjen nëpër të gjitha qendrat shëndetësore ku janë të nevojshme i mjeteve dhe materialeve mbrojtëse. Kemi krijuar një korridor të shpejtë të mjeteve mbrojtëse të personelit. Kemi bërë shpërbndarjen duke rritur stokun që kishim në magazinat tona. Kemi shpërndfarë më shumë se 58 mijë të seteve mbrojtëse. Presim të kemi 157 mijë masa të tjera dhe veshje të padëpërtueshme, 30 mijë syze dhe ekrane mbrojtëse për të përballuar armën si koronavirusi. Kemi krijuar mundësinë për të rritur stokun, por do të arrijmë akoma më shumë për të mbrojtur mjekët dhe infermierët.
Rama: E bëtë sot atë bisedën me homologun që kishe planifikuar?
Manastirliu: Jo ishim në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dhe nuk përputhen oraret. Por do të flasim në mbrëmje rreth orës 23:00.
Rama: Që ta dini të gjithë, se po na ndjekin, këto janë materiale të blera nga buxheti i luftës, por e rëndësishme është që qeveria hapi kanalin e ndihmës sepse kemi pasur edhe anulime për eksportimin e këtyre materialeve. Kjo e bën më të komplikuar këtë luftë. Tani duhet të përgatisim rezerva dhe kjo ishte një rezerve dhe do të ketë të tjera.
Manastirliu: Ne po testojmë të dyshuuar dhe ata që kanë nevojë që të dinë nëse janë të prekur apo jo, dhe testojmë ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. Kemi bërë testime aq sa ka qenë e nevojshme. Nëse ne do të testojmë gjithë popullatën dhe nuk është nproblem buxheti, ne duhet ti testojmë peridikisht pastaj sepse dikush që del negativ mund të infektohet më vonë dhe këtë nuk e rekomandojnë as partnerët. Numri i testimeve bëhet për të ndërperrë zinxhirin e infeksionit sepse është i rëndësishëm. Kemi rritur testimet për të krijuar më shumë izolim për rastet me simptoma të shprehura por edhe për raste jo të tilla.
(F.GJ/FAXWEB.AL)