Drejtoresha e Promocionit në Bashkinë e Tiranës Julinda Dhame, ka qenë sot e ftuar në ‘’Fax News” për të folur në lidhje me organizmin e dy ditëve festive në kryeqytet.
Gjatë ditës së nesërme ajo do të jetë në Tiranë pritet të jetë në Sheshin Skënderbej këngëtarja me famë botërore Emeli Sande. Ajo pritet të ngjitet në skenë rreth orës 21 të mbrëmjes.
“Do të ketë disa këngëtarë shqiptarë siç janë Alban Ramosaj dhe Kamela Islamaj, ndërsa në orën 21 do të performojë edhe Emeli Sande. Koncerti nis në orën 19:00.
Organizimet kanë nisur që në mëngjesin e sotme. Sot në darkë do të jetë ‘’Opera Skënderbeu” që do të performojë në ‘’Sheshin Skënderbej”. Gjatë ditës së nesërme do të ketë një panair të produkteve bujqësore në Bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Hyrja në koncert është e lirë. So të hyhet vetëm në pesë dyer të vendosura nga ana e Bashkisë për të pasur një lloj masash dhe kontrolli”, u shpreh Dhame.
Si e konsideroni buxhetin për të sjellë këtë këngëtare, pasi shumë nga qytetarët mund ta konsiderojnë këtë një harxhim të tepërt, ndërkohë që mund të kenë nevoja të tjera?
Ne kemi zgjedhur një strategji dhe kemi një strategji. Ardhjen e saj e e ka bërë të mundur Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me sponsorët tanë. Dhe qytetarët e Tiranës nuk kanë nevojë vetëm për ushqim, po kanë nevojë edhe për ushqim shpirtëror.
(E.K/FAXWEB)